kazino

Arrestohet oficeri i policisë kriminale në Tiranë, nënkomisar Alkejd Zeneli ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave publikë. Zeneli lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitetet në fushën e lojërave të fatit, kundrejt shpërblimeve.

Gjithashtu ai kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.

Tv Klan