Një  rrjet funksionarësh dhe ish-zyrtarësh lokalë në piramidën e të cilës ishte nënprefekti i Tiranës për Kavajën, Fatos Kaja, janë marrë të pandehur nga Prokuroria me akuzën e tjetërsimit të pronave, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Kaja konsiderohet si truri i kësaj skeme korruptivve që çoi në tjetërësimin e 36 hektarëve sipërfaqe pronë publike nga ranishte, në tokë arë në bregdetin e Spillesë. Nënprefekti për Kavajen u vu në pranga këtë të martë bashkë me 8 persona të tjerë, ndërsa në kërkim janë Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistruesi i Kavajës dhe Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit të Tokës në këtë Bashki.

Sipas hetimit, afera me tjetërsimin e tokës në plazhin e Spillesë është kryer në kohën kur komuna e Kryevidhit, drejtohej nga Fatos Kaja në vitet 2011-2015 dhe  Behgjet Pjeca në vitet 2007-2011.

Nga veprimet hetimore  ka rezultuar se kjo siperfaqe u është dhënë banorëve në kundërshtim me aktet ligjore. Të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral janë ende ranishte. Këto sipërfaqe janë shitur me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë.

Në Korrik të ketij viti Prokuroria, vendosi në sekuestro parcelat e tjetërsuara ne plazhin e Spillesë. Hetimet për afera me tokën janë shtrirë edhe në Bashkinë e Rrogozhinës.

Fatos Kaja, Nënprefekt i Tiranës

Të arrestuar:

Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, nënprefekt i Tiranë

Ilir Kaja, Zyrtar i njësisë Kryevidh

Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave

Në kërkim:

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Kavajës

Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit të Tokës

Me urdhër ndalimi:

Altin Çoba, Drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh

Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës

Tv Klan