Një grua e dyshuar se po planifikonte një sulm terrorist u arrestua në aeroportin Heathrow, në Londër. Scotland Yard njoftoi se gruaja 27-vjeçare sapo ishte ulur në tokën britanike, me një fluturim të ardhur nga Etiopia, në momentin që u bllokuar nga agjentët e policisë.

Ende nuk jepen detaje nëse gruaja ishte pjesë e ndonjë organizate të caktuar terroriste. Britania e Madhe mbetet në alarm nga sulmet e mundshme terroriste, pas disa atentateve me dhjetëra viktima që u regjistruan gjatë vitit të kaluar.

Tv Klan