Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar, i cili ishte duke përgatitur një sulm terrorist.

Sipas medias gjermane i arrestuar që kishte planifikuar sulme në Gjermani,  ka lidhje me shqiptarin Lorenz.K, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohet se kishte në plan të sulmonte metronë e Vjenës.

Lidhur me të arrestuarin në gjermani ende nuk ka informacione për moshën dhe identitetin tij.

I dyshuari  është arrestuar nga forcat speciale të policisë gjermane. (AGI)/tvklan.al