Afërsisht tre muaj pas plagosjes së ndodhur përpara një lokali në zonën e Selitës në Tiranë, policia e kryeqytetit arrestoi edhe një person tjetër të dyshuar si autor i përfshirë në këtë krim.

Dejvi Shuaipi 23 vjeç banues në Tiranë u arrestua si një nga autorët ku mbeti i plagosur Gjon Pelivani, një prej personave në konflikt, si dhe kamerieri Renato Hoxha.

Po ashtu me 8 Prill, policia kishte arrestuar edhe Redi Palushin një nga personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Ngjarja ndodhi në rrugën “Irfan Tomini”, në ambientet e bar- kafe “d’Anvers”, mes grupit që drejtohej nga Gjon Pelivani dhe pronarit të lokalit Florian Musai dhe personave që e shoqëronin. Momenti i përplasjes u filmua nga kamerat e sigurisë.

Pas ngjarjes, policia kishte arrestuar, pronarin e lokalit Florian Musain si dhe kundërshtarin e tij, të plagosurin Gjon Pelivani.  Së paku edhe dy persona të tjerë po kërkohen nga policia të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Tv Klan