Një turk dhe një ukrainase janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës pasi në makinën që udhëtonin u gjetën 9 doza lëndë e ndaluar, ekstazi.

39-vjeçari nga Stambolli Salih E. dhe 23-vjeçarja Oksana T. nga Odessa Bolgrad e Ukrainës do të përballen me akuzat për “prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Dy të huajt po udhëtonin nga Shqipëria për në Maqedoni me mjetin tip “Opel Astra” kur u arrestuan.

/tvklan.al