Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e së hënës efektivin e FNSH, pasi dyshohet se përkrahu kultivuesit e kanabisit. 

SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës Shkodër për arrestimin Ardjan Loci, 45 vjeç, me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Vendimi i gjykatës u mor në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Shkodër, e cila në bashkëpunim me SHÇBA kishte nisur një hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në të cilën dyshohet si i përfshirë edhe A. Loci.

Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme./tvklan.al