Një efektiv i policisë bashkiake të Shijakut u vu në pranga pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Makarov” dhe 6 fishekë.

43-vjeçari Shpend Lima mbahej nën vëzhgim nga policia, pasi në 15 Mars të këtij viti ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur. Dyshohet paraprakisht se 43-vjeçari ishte nisur për të marrë hak, ndaj personit që e kishte plagosur.

pistolta

Ai po mbahej nën vëzhgim nga policia, pasi në 15 mars të këtij viti ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur. Dyshohet paraprakisht se 43-vjeçari ishte nisur për të marrë hak.

Më 15 Mars pas përfundimit të turnit, ai ishte kthyer në shtëpi dhe teksa qëndronte në oborr, persona të paidentifikuar iu afruan dhe  e qëlluan  me armë zjarri. Për pasojë ai mori një plumb në gjymtyrët e poshtme dhe mbeti i plagosur. Në bashkinë e Shijakut ai punonte si efektiv roje.

Tv Klan