Korçë- Një efektiv i policisë Kufitare të Kapshticës si dhe dy persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga kanë përfunduar efektivi Lefter Bardho, 47 vjeç; Marsel Miço, 38 vjeç; si dhe Ilia Çipi, 46 vjeç.

Prokuroria kishte kohë që hetonte këtë grup, pasi kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Ata pardonin pasaporta shqiptare dhe serbe, duke kaluar njerëz në bazë të ngjashmërisë fizike.

Mbi Marsel Miço dhe Ilia Çipi rëndojnë dy akuza: “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” sid eh “Falsifikim i dokumenteve”.

Ndërkohë mbi efektivin rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 9 pasaporta biometrike shqiptare, 1 pasaportë biometrike serbe, 4 aparate telefoni celular, 2 automjete “Mercedes benz” me targa AA748OG dhe AA361NY./ tvklan.al