Një aksion i Policisë së Elbasanit ka çuar në pranga pronarin e një lokali në këtë qytet.

Arzen Dehari 46 vjeç është arrestuar nga uniformat blu pasi në lokalin e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

Policia thotë se në lokal u gjet 11 gram kokainë. Gjatë kontrollit, në biznesin e tij u gjet edhe një peshore elektrike që dyshohet se përdorej për peshimin e kokainës. Ndaj Arzen Deharit, policia referoi materialet në prokurori për prodhim dhe shitje të lëndëne narkotike.

/tvklan.al