Duke marrë parasysh teoritë e konspiracionit se Tupac Shakur është akoma gjallë, kjo histori sjell shpresë tek të gjithë adhuruesit e rrymës Rap.

Muajin e kaluar në Los Angeles, SHBA, një burrë i cili pretendonte se quhej Tupac Amaru Shakur u arrestua për armëmbajtje pa leje.

45-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Clarence Campbell kishte filluar ta përdorte emrin e rreperit pasi gjendej shpesh në probleme me ligjin.

Ai mendonte se nëse u thoshte oficerëve se e kishte emrin Tupac ata do e merrnin për të mirëqenë dhe do e linin të lirë.