Një operacion i koduar “Bridge” i Policisë së Durrësit ka vënë në pranga për shitje të heroinës. Hetimi ka zgjatur 3 muaj dhe janë identifikuar edhe 3 pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët janë shpallur në kërkim.

I arrestuari është Bledar Tahiri 39 vjeç nga Shijaku dhe në kërkim janë shpallur E.K. 36 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe L.Ç. 39 vjeç.

39-vjeçarit Tahiri iu sekuestruar 179 gr heroinë e ndarë në 30 doza, një peshore elektronike dhe një celular. Nga hetimet e policisë rezulton se pjesëtarët e grupit kriminal shpërndanin heroinën në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit, i’a  blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese. /

tvklan.al