Policia kufitare në Morinë ka arrestuar në kufi një 60-vjeçar nga Kosova të kërkuar nga autoritetet gjermane.

Ai është Jakup Smaili, banues në Verbicë. 60-vjeçari akuzohet për vrasje në Gjermani dhe ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Jakup Smajli është në kërkim që prej 17 Janarit të vitit 2006. Ai do të ekstradohet në Gjermani për t’u përballur me akuzat për vrasje.

/tvklan.al