Policia e italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 24 vjeç, banues në Gjermani, pasi në automjetin e tij u gjetën 15kg drogë e llojit kokainë. Shqiptari me iniciale A.K u ndalua nga karabinierët në një segment rrugor periferik në Jug të Breshias. Autoritetet italiane bëjnë me dije se vlera e drogës së sekuestruar është të paktën 1 milion e 500 mijë euro. I riu shqiptar udhëtonte me një automjet me targa provizore gjermane. Pas pikasjes së patrullave të policisë, ai kishte manovruar në mënyrë të beftë duke tërhequr vëmendjen e tyre.

Policia e ndaloi automjetin dhe mori në pyetje shqiptarin, i cili, edhe për shkak të mosnjohjes së gjuhës italiane, shfaqi shenja nervozizmi dhe nuk arriti t’i bindte karabinierët.

24-vjeçari u shoqërua në komisariatin e Breshias për t’iu nënshtruar verifikimeve të mëtejshme. Pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, agjentët italianë gjetën sasinë e drogës së paketuar në 14 pako të amballazhuara, e fshehur në një hapësirë të modifikuar në pjesë e poshtme të xhamit përpara, dhe i komunikuan shqiptarit masën e arrestit.

TV Klan