Policia italiane arrestoi në Foggia 32 – vjeçarin shqiptar Edmond Xhahysa, i cili prej një viti ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje të një tjetër shqiptari.

Xhahysa u ndalua nga një patrullë rrugore. Ai po udhëtonte me një automjet BMW, e për t’i shpëtuar policisë ishte pajisur me kartë identiteti dhe patentë rumune, në një identitet të rremë.

Më 15 Qershor të vitit të kaluar, Edmond Xhahysa kishte goditur me thikë një 40 – vjeçar shqiptar në Romë, pasi kishte pasur një zënkë me të. Ai kishte arritur t’u shpëtonte prangave falë ndihmës së shqiptarëve të tjerë, që e kishin strehuar në rrethinat e Foggias.

Tv Klan