Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane. 27-vjeçari shqiptar është kapur mat, ndërsa po tentonte të vidhte banesat e shkatërruara nga tërmeti në Itali, në zonën e Fabriano.

Sipas mediave italiane, ka qenë një çift të moshuarish rumunë që kanë njoftuar policinë.

Ai ishte parë të futej në disa shtëpi të pabanuara, për shkak të tërmetit të fundit, që goditi shtetin fqinj.

Pasi ka parë policinë, i riu shqiptar ka tentuar të largohet por nuk ia doli. Ai kishte me vete elektrik dore dhe doreza. Shqiptari u dërgua në burg, i akuzuar për tentativë vjedhje./tvklan.al