Arrestohet shtetasi afgan në Kakavijë, lëvizte me pasaportë false

Në Pikën e kontrollit Kufitar në Kakavijë, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër bënë arrestimin e Navid Momen, banues në Kabul, Afganistan.

Momen është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

29-vjeçari ka paraqitur një pasaportë lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël  lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

 

 


Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*