Policia e Fierit ka arrestuar një të kërkuar për trafikim të të miturve dhe falsifikim të pasaportave.

Në një deklaratë lëshuar të Martën, Policia tha se është arrestuar Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.

10 ditë më parë ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim  dhe ”Falsifikimi i pasaportave”./tvklan.al