Policia ruse arrestoi një person, i cili dyshohet se është ideatori i sulmit terrorist në metronë e Shën Petërburgut, ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën rreth 50 të tjerë.

Në pranga përfundoi 27-vjeçari Abror Azimov, me origjinë nga Azia qendrore. Në momentin e neutralizimit atij iu gjet një pistoletë. Sipas mediave në Rusi, dyshohet se terroristi i arrestuar ka trajnuar kamikazin nga Kirgistani Abkarzhon Zhalilov të kryejë masakrën.

Tv Klan