Policia malajziane arrestoi të dyshuarën e dytë për vrasjen e vëllait nga babai të diktatorit koreano-verior Kim Jong Un. Është një 25-vjeçare malajziane e indentifikuar si Aishah Siti.

Dyshohet se bashkë me 28-vjeçaren vietnameze, Doan Thi Huong, të arrestuar një ditë më parë, vajzat kanë ekzekutuar Kim Jong Namin, gjysmë-vëllain e madh të udhëheqësit komunist koreanoverior. 

Nga autopsia rezulton se vajzat i kanë hedhur atij në fytyrë një helm edhe më të fuqishëm se cianuri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Por, sipas të dhënave të shërbimeve inteligjente koreanojugore, 2 vajzat e reja mund të mos jenë agjente. Vajzat mund të kenë qenë duke bërë shaka me Kim Jong Namin dhe lëndën helmuese ia kanë hedhur me spray në fytyrë pa e ditur se çfarë përmbajtje kishte brenda. Po sipas burimeve nga Koreja e Jugut, vajzat mund të jenë porositur nga një mik i përbashkët përmes Facebook-ut për ti bërë një rreng Kim Jong Namit, që në fakt ka rezultuar fatale për të. Por mister mbetet fakti se kush ua ka dhënë vajzave sprayn me lëndë helmuese. 

Mediat ndërkombëtare njoftuan më herët se dy vrasëset e tij, ishin ekzekutuar po në aeroportin e Kuala Lupurit.

Gjysmëvëllai i diktatorit koreanoverior shquhet si një njeri mendjelehtë, i cili udhëtonte në vende të turistike të Azisë Juglindore. Fotot nga udhëtimet i publikonte në rrjetet sociale, çka mund të ketë qenë një burim informacioni për agjentët koreanoveriorë, të cilët kanë dashur ta ekzekutonin si kundërshtar të regjimit.

Autoritetet malajziane thonë se autopsia mbi trupin e viktimës ka përfunduar dhe tashmë janë gati tua dorëzojnë trupin autoriteteve koreanoveriore. Sipas informacioneve, zyrtarët e Penianit nuk kanë dashur që autopsia Kim Jong Namit ti bëhej në Kuala Lumpur. Gjatë të mërkurës, morgu ku ndodhej trupi i tij është vizituar nga 3 automjete të ndryshme të ambasadës koreanoveriore në kryeqytetin malajzian.

46-vjeçari, Kim Jong Nam, u ekzekutua të martën në aeroportin e Kuala Lumpurit, teksa priste avionin drejt ishullit të Makaut./tvklan.al