Pas tre takimesh radhazi, më në fund Bashkia dhe përfaqesuesit e bizneseve kanë arritur një marrëveshje për dy taksat vendore të shtuara në fillim të ketij viti.

https://www.youtube.com//embed/FqEk5asN_60

Pas një takimi që zgjati rreth 30 minuta, përfaqesuesit e biznesve dhe kryebashkiaku Veliaj konfirmuan marrëveshjen për  taksën e tavolinës dhe atë të hapesirës publike.

Por kjo marrëveshje është kundërshtuar nga një grup tregtaresh që po prisnin jashtë bashkisë. Sipas tyre taksa për hapesirën publike mbetet e lartë edhe pas rihartëzimit të Tiranës.

Gjatë paradites së të mërkurës, Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe të tregut  i janë drejtuar Gjykatës Administrative për shfuqizimin e rritjes së taksave vendore. Në kërkesën padi kërkohet shfuqizimi i disa taksave, pjesë e paketës fiskale të vitit 2016. Sipas biznesit këto taksa janë antikushtetuese dhe çojnë në falimentimin e sipërmarrjes së lirë.

Tv Klan