Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister Plus. Marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas kësaj do të kemi një komunikim publik. ”

Sa më përket mua më lejoni që të jem një qind përqind dakord me kreun e opozitës”.

Me këto fjalë, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama, pas një takimi kokë më kokë që zgjati më shumë se 3 orë, njoftuan arritjen e një marrëveshjeje, duke i dhënë fund krizës politike, që vijonte prej muajsh.

Përpara gazetarëve të shumtë që prisnin prej orësh para kryesisë së Kuvendit, dy liderët politikë u ndanë me një shtrëngim duarsh, që u shoqërua me duartrokitje e brohorima nga të pranishmit.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, ajo mbetet për t’u zbuluar në orët që do të vijnë./tvklan.al