Pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës-sekretaren amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”, i ka thënë Nuland-Bashës, gjithmonë sipas njoftimit. Po ashtu theksohet se ndihmës Sekretarja amerikane me tej i ka thënë kreut të demokratëve se “ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha”.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të Nuland për arritjen e konsensusit.

“Sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe te SHBA”, i ka thënë Basha zyrtares amerikane.

/tvklan.al