Arsenal nis me fitore kampionatin



Sezoni i ri i Premier League nisi me spektakël. Në ndeshjen Arsenal – Leicester u shënuan plot 7 gola teksa topçinjtë fituan 4-3.

Alexandre Lacazette gjeti avantazhin për vendasit që në minutën e 2 duke realizuar golin e parë me fanelën e Arsenal. Kjo ka zgjatur vetëm 3 minuta pasi Okazaki barazoi. Leicester kaloi në avantazh me yllin e saj Jamie Vardy pas një aksioni model. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2. Për arsenalin shënoi Danny Welbeck

Në të dytën ishte sërish Leicester që kaloi në avantazh, përsëri me Vardy. Fundi i takimit foli për Arsenal që barazoi në minutën e 83 me Ramsey dhe fitoi ndeshjen me Olivier Giroud. Kontribut të veçantë në këta dy gola kishte shqiptari Granit Xhaka, i cili dha asist në të dy rastet. TV KLAN

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*