Nxënësit që ndjekin Institutin e Fëmijëve që nuk dëgjojnë, kanë mundësi që brenda arsimit 9 – vjeçar të mësojnë edhe një zanat.

https://www.youtube.com//embed/0pRkkLaRog8

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, teksa vizitoi laboratorët e rinkostruktuar me fondet e qeverisë zviceriane, theksoi se arsimi profesional është një mundësi e mirë për nxenësit e këtij Instituti, që duan të bëhen zdrukthtarë, robaqepës apo këpucar.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori zviecerian, i cili e konsideroi këtë investim si afatgjatë dhe të përshtatshëm nga pikëpamja ekonomike.

Aktualisht janë 56 nxënës që nuk dëgjojnë dhe që mësojnë në këto laboratore.

Tv Klan