Arsimi i lartë, ka përplasur në Kuvend kryeministrin Edi Rama dhe deputeten e PD-së, Jozefina Topalli. Sipas Ramës, zhurma e PD-së se, maturantët mbetën pa shkollë ishte kot, ndërsa theksoi se raund pas raundi, secili maturant që e meritoi gjeti veten në listat e pranimeve për Universitet.

Ti Jozefinë që erdhe këtu me një foto e një vajze duke qarë, që të paralajmëroj Jozefinë tani e ka fituese shkollën, mos u nxitoni, se do shihni brenda pak ditësh se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie ka ndodhur në gjithë këtë proces, për shkak të raundeve dhe dy raundeve që bëhet të filtrit të sistemeve që deri dhe ishte utopi, që deri tek ata që rreshtohen në listë në jetën universitare, rreshtohen sipas meritës së tyre, sipas rezultateve të tyre nga më i miri një pas një

”, deklaroi Rama.

Ish-kryetarja e Kuvendit deklaroi se Rama e ka çuar vendin drejt shkatërrimit. Topalli tha se me reformën në arsimin e lartë, qeveria ka favorizuar universitetet private.

Më thoni nëse gjeni një kryeministër tjetër të flasë një gjuhë aq vulgare, aq llum sa ky që ka kryeministri sot. Unë turpërohem sepse je kryeministri. Po të ishte për mua, do të kisha sjellë njerëzit për të të rrëzu sot për mos përgjegjësinë totale në çdo fushë, ekonomi, politikë e jashtme, drejtësi, në cinizmin, sadizmit që përdor. Fole për arsimin, gabove e gënjeve, fole për shifra e më ngjasonin me shirat e kanabisit, ku thoni se 99% e drogës është asgjësu. Ti e konsideron popullin dele, mund ta thuash por problemi është se mos harro, universitetet kanë një muaj që kanë filluar dhe këtu ende nuk janë hapur universitetet dhe vendet bosh janë për arsye se ke mbajt studentet në ankth, dhe i ke fut në panik se s’do shkojnë në universitetin që dëshirojnë për të mbushur universitetet private

”, deklaroi Topalli./tvklan.al