Ju mbase nuk e keni vënë re këtë, por gjatë ditëve të fundit shumë njerëz nëpër rrjetet sociale janë duke diskutuar për shalqinjtë.

Sipas Weibo, njerëzit në Kinë kanë hapur një diskutim të gjerë lidhur me diçka të pazakontë që ka ndodhur në Itali.

Në një supermarket të Italisë është vënë një shënim, ku u kërkohet njerëzve të mos trokasin tek shalqinjtë , pasi “ato nuk do të përgjigjen.”

2

Ata thonë se nuk e dinë nëse kjo ishte diçka serioze apo thjeshtë një shaka e vogël. Megjithatë, një foto e kësaj shenje u postua në internet, të cilën njerëzit e morën personale.

5

Për disa arsye njerëzit në Kinë besonin se kjo ishte në drejtim të tyre, pasi trokitja tek shalqinjtë është një zakon i kinezëve.

4

Më pas ata u përgjigjen duke ndarë fotot dhe videot e tyre duke trokitur mbi shalqinjtë për të treguar se ky është një zakon i kinezëve që tregon se kjo është një mënyrë për të testuar nëse ai është i pjekur dhe i freskët apo jo.

3

Megjithatë, mesa duket ky zakon është keqkuptuar në Itali./tvklan.al