Të gjithë biem dakord se disa kafshë kanë arritur një nivel ndërgjegjeje, duke i bërë që të jenë më superiore se të tjerat. Balenat për shembull njihen për inteligjencën dhe aftësitë në komunikim. Po ashtu edhe qentë, të cilët kanë evoluar kaq shumë sa janë në gjendje të kuptojnë emocionet dhe shprehjet e njeriut.

Kjo na bën të ndihemi, ndër të tjera, më të lidhur me to, më shumë se me krijesat e tjera dhe sigurisht bën që ta konsiderojmë diçka të gabuar vrasjen e tyre.

Por nga ana tjetër, ekzistojnë krijesa kaq të huaja dhe kaq të ndryshme nga ne, sa është e vështirë që të kemi një ndjenjë përkujdesjeje, ndonëse luajnë një rol jetësor në botën e ekosistemit.

Ky është fati i insekteve, sidomos ato që “pushtojnë” shtëpitë tona, e që i shtypim dhe i vrasim pa u menduar dy herë.

Por këto ditë mund të jenë drejt fundit, pasi shkencëtarët kanë gjetur prova që sugjerojnë se insektet në fakt kanë

ndërgjegjje dhe janë egocentrikë.

Po, mizat për shembull kanë ndenja.

Sipas një grupi shkencëtarësh në Universitetin Macquaries të Australisë, mizat dhe pleshtat janë në gjendje të kenë “përvoja subjektive”, që është një ndër format më bazike të vetëdijes.

“Kur jemi të uritur, ne nuk drejtohemi thjeshtë për nga ushqimi. Uria shkakton një ndjenjë të caktuar”,

tha shkencëtari Colin Klein për “Discovery News”

. “Një organizëm ka eksperiencë subjektive nëse gjendja e tij mendore e ndjen diçka kur ndodh”.

Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët studiuan skanerat e trurit të mesëm të mizave. Ata i analizuar imazhet me trurin e kafshëve të tjera dhe dalluan se mizat kishin struktura të ngjashme me ato të trurit të njeriut që i lejon ta modelojnë botën njësoj si ne.

Si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët vertebrore (me shtyllë kurrizore) ka të dhëna të bindshme që tregojnë se truri i mesëm është i përgjegjshëm për kapacitetin bazik të eksperiencave subjektive. Sipas shkëncëtarëve është pikërisht truri i vogël që na bën të jemi të vetëdijshëm dhe këtë e bën duke formuar një imazh të caktuar të botës dhe duke e parë nga një këndvështrim i caktuar.

Duke qenë se e modelojnë botën në këtë formë, Klein dhe grupi i shkencëtarëve thonë se mizat janë gjithashtu egocentrike, pasi i japin më shumë rëndësi disa gjërave se sa të tjerave, në mënyrë që të mbijetojnë. /tvklan.al