Ibrahim Morina zëvendësoi për disa javë Artan Lamen në krye të ALUIZNI –it, ndërsa sot ai është pezulluar nga detyra duke i lënë vendin ish- drejtorit të mëparshëm.

Ndryshimi i Drejtorit të kësaj Agjencie të rëndësishme ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 Majit.

Kjo është një tjetër lëvizje ku ish- drejtorët marrin postet që mbanin.

Disa ditë më parë ish-administratori i OSHEE, Ardian Çela  u rikthye në postin e tij të mëparshëm./tvklan.al