artemisia annuaDuket e pabesueshme, por është e vërtetë. Artemisia quhet bima e cila kuron kancerin 100 % nëse kombinohet me hekur.

Lajmi i mirë për të gjithë të sëmurët e prekur nga kanceri vjen nga shkencëtarët të cilët kanë kryer studimin në Universitetin e Kalifornisë në SHBA.

Për Dr. Len Saputo, kjo bimë është një kurë bombë kundër kancerit. Sipas tij “Artemisia Annua”, mund të shkatërrojë 75 për qind të kancerit të gjirit, në vetëm 8 orë dhe kur bashkohet me hekurin arrin të japë efektin deri në 100 për qind, pas vetëm 24 orësh.

Sëmundja e kancerit është një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse, ndaj shkencëtarët janë përpjekur vazhdimisht për të zbuluar kurën e duhur në mënyrë që kjo sëmundje vrastare mos të marrë më jetën e mijëra njerëzve.

Në fillim kjo bimë e “shenjtë” është përdorur në mjekësinë kineze, ku thuhet se ajo mund të vrasë 98 % qelizat e kancerit vetëm në 16 orë.

Siç edhe u theksua më lart nëse kjo bimë bashkohet me hekur bën të mundur që qelizat kancerogjene të vdesin tërësisht.

Por fatkeqësia më e madhe e këtij zbulimi është se fshihet më forcë, për të mos u hedhur në treg apo për të mos u tregtuar në firma të ndryshme farmaceutike.

Më tej këtë të vërtetë në lidhje me bimën “Artemisia Annua” e ka publikuar edhe “Life science”.

Formula e saj e saktë është: Artemisia Annua + hekur ­­­= sherim.

Në kohët e mëparshme kjo bimë është përdorur për të shëruar një tjetër sëmundje të rëndë të kohës, siç ishte sëmundja e malaries dhe tashmë pas këtyre kërkimeve është treguar që ky studim ka rëndësi të madhe edhe në luftën e qelizave kancerogjene. Kjo për shkak se kur në qelizat e infektuara shtohet hekur bën që të goditen qelizat e “infektuara” dhe lihen të paprekura qelizat e “mira”.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë të cilët ndjekin këtë studim kanë deklaruar: “ Rezultatet tona tregojnë se bima “Artemisia Annua” ndalon faktorin e transkricionit “E2F1” dhe ndërhyn në shkatërrimin e qelizava të tumorit në mushkri, duke kontrolluar rritjen dhe prodhimin e qelizave të kancerit.

Përdorimi i bimës Artemisia Annua

Përveç malaries bima, Artemisia Annua përdoret edhe në rastet kur kemi ethe, dhembje koke, infeksione të ndryshme dhe inflamacione. Përveç rolit shumë të rëndëishëm në luftën kundër kancerit bima përdoret dhe në ndalimin e leukemisë.

Çmimi i bimës

Çmimet në internet në lidhje me këtë bimë sheruese për një muaj arrijnë në 9-21 dollarë, duke llogaritur një dozë ditore prej 100 mg.

Çfarë është kjo bimë?

“Annua Artemisia” njihet si pelini i ëmbël, i cili është lloj i zakonshëm në Azi, por i shpërndarë në të gjithë botën. Kjo bimë i takon familjes Asteraceae dhe i ka gjethet si fier. Është lule e verdhë, e ndritshme dhe përmban një aromë të parfumit kamfor. Efektet bioaktive të kësaj bime gjenden kryesisht në sipërfaqen e gjetheve, të cilat rrjedhin nga lulet.

Aplikimi dhe doza e përdorimit

Ende nuk ka doza të sigurta të dokumentuara për përdorimin e mundshëm të bimës “Artemisia” për trajtimin e kancerit tek të rriturit apo fëmijët. Por sipas disa kërkimeve të fundit doza ditore e përshkruar varion në 4 – 5 – 9 gram barishte të thata të cilat duhet të jenë të përgatitura në formë çaji me ujë të nxehtë. Përmbajtja e “Artemisias” shkon nga 0.02 % deri në 1.1 % të peshës së thatë.

Vilma Kërçiku