7

Zgjodhën për ta kujtuar datëlindjen e 100 të piktores së parë shqiptare, Sofia Zengo Papadhimitri me gjurmën e saj të parë në vizatimet me karbon. Ideja për të zbuluar fillim vitet në Akademinë e Athinës, u ngjiz pesë vite më parë. Pasardhësit e piktores, dy djemtë Jani dhe Vangjushi, grumbulluan të ardhurat për t’i restauruar dhe kornizuar portretet, nudot e të emës.

Vizatimet, koleksioni privat i familjes Zengo dhe pak krijime të fondit të Galerisë së Arteve, që formësojnë mjeshtërinë e artit të Sofisë do të jenë të vizitueshme deri në 19 Korrik. Më pas, ato do të rifuten në arkivat e familjes Papadhimitri, në pamundësi për t’i shndërruar në tërheqje artistike për vizitorët vendas e të huaj.

Sofia Zengo Papadhimitri bashkë me të motrën Androniqi janë piktoret e para profesioniste shqiptare. Pasardhëse e pikturës ikongrafike, ajo zhvilloi artin e saj realist deri në vitin 1976. Krijimet e saj arrijnë deri në 300 mes të cilave edhe ikona.

Tv Klan