Dame Judi Dench, Fiona Shaw dhe Julie Christie, janë disa prej yjeve të Hollywood-it të cilat kanë pozuar nudo për të rritur ndërgjegjësimin mbi peshkimin.

Dita Botërore e Oqeaneve është më 8 qershor dhe lidhur me këtë ditë po ndërmerret një fushatë sensibilizuese, për të treguar sa më shumë dashuri rreth peshqëve.

Zonja Bonham Carter ka pozuar me një peshk që peshon 27 kg. Secila prej aktoreve që është përzgjedhur për këtë fushatë sensibilizuese ka si qëllim të mbulojë “modestinë” që e karakterizon me kafshët detare.

bonham

Aktorja 80 – vjeçare Dame Judi gjithashtu nuk ka hezituar të pozojë, duke shprehur dashurinë dhe mbrojtjen ndaj peshqëve.

dame

Fushata thekson shkatërrimin e kryer mbi peshkimin dhe ka si qellim të bëjë me dije se rritja e aciditeve të oqeaneve do të sjell një shkatërrim edhe më të madh atmosferik.

Aktorja e Harry Potter, Fiona Shaw ka pozuar me një tjetër peshk, duke shprehur “irritimin” e saj në lidhje me keqtrajtimin që iu bëhët kafshëve të detit.

fiona

tvklan.al