video

Secila nga këto dhjetë video është rrëfenja e 12 artistëve të rinj sllovakë, që e ndërtojnë artin e tyre mbi problematika që cilësohen periferike, por që në realitetet përbëjnë disa nga dramat sociale që po kalon shoqëria sot.

Kriza financiare dhe sociale që po kalojnë grekët, dallimi mes lindjes dhe perëndimit, ku lindorët ende etiketohen si “inferiorë”, mosinteresimi ndaj hapsirave publike, shmangia e së kaluarës socialiste përmes shkatërrimit të monumenteve që e simbolizonin atë, janë ajo që i shqetësojnë këta të rinj në një botë që vetëm ndërton strategji dhe mbyll sytë para emergjencave të përditshmërisë.

“Strategji dhe taktika” e vendosur në sallën e përkoshme të ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku vizitorët do të bënin mire të kishin me vete objekte freskuese.

Ajo do të qëndroje e hapur deri në 31 Gusht.

Tv Klan