Ai Weiwei, një artist kinez i njohur për bindjet e forta politike dhe për deklaratat ka bërë një projekt të fundit artistik që konsiderohet një koment dhe kritik ndaj reagimit të Europës në lidhje me krizën e refugjatëve.

Artisti mori një studio në ishullin Lesbo, që është pika kryesore për hyrjen e mijëra refugjatëve që kalojnë detin duke rrezikur jetën e tyre, nga Turqia.

Ai po punon për një sërë projektesh rreth temës së krizës së refugjatëve dhe për njërin nga këto projekte ka shkruar në kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Në ishullin Lesbos, Ai Weiwei mblodhi 14 mijë xhaketa të refugjatëve(burrave,grave, fëmijëve) që rrezikuan jetën duke kaluar detin.

Artisti kinez i vendosi jelekët e refugjatëve në shtyllat e kolonave të sallës se Koncerteve në Berlin, si formë për të reaguar ndaj krizës së refugjatëve. Më shumë se 3700 refugjatë vdiqën në përpjekje për të mbrritur në brigjet greke,vitin e kaluar./tvklan.al