gorishti

Aktor, regjisor, fotograf, tregimtar. Janë katër dimensione të cilat publiku shqiptar ia njeh Artur Gorishtit. Të dielën e 29 Nëntorit në Galerinë Kombëtare të Arteve, ai do të flasë me gjuhën e heshtur të penelit. Për artistin piktura është bashkëudhëtarja e hershme që do të hapë një tjetër dritare komunikimi të Arturit me ndjekësit e tij.

Ajo është përpjekja 25 – vjeçare e dilemës shekspiriane të Artur Gorishtit, në është ai apo jo artist.

Në takimin e parë që e quan thjesht ekspozitë vetjake, Artur Gorishti, nga koleksioni privat zgjedh të prezantojë 70.

Ajo do të prihet nga “Breath”, “Frymëmarrje” për të cilin artisti që mbante veshur kostumin e regjisorit u vlerësua si filmi më i mirë debutues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Pikturat që lëvrojnë teknika të ndryshme do të jenë të vizitueshme deri në 10 dhjetor.

Tv Klan