Presidenti sirian Bashar al-Asad ka zhvilluar një takim surprizë me homologun rus Vladimir Putin.

Takimi u zhvillua në resortin presidencial të Detit të Zi në Soçi të Rusisë.

Gjatë takimit presidenti rus kërkoi që lufta kundër terroristëve në Siri, të zhvillohet deri në fund.

Ndërsa tha se ka ardhur koha t’i jepet fund operacioneve ushtarake dhe të nisë zgjidhja krizës me dialog politik, përmes një roli më aktiv të OKB-së.

Të mërkurën, Putin do të presë edhe udhëheqësit e Iranit dhe Turqisë, në një takim të fokusuar tek zgjidhja paqësore e konfliktit sirian.

Tv Klan