Asfiksohen nga qymyri, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë paradites në Gjirokastër. Një 55 – vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë.

Burime zyrtare njoftojnë se rreth orës 09:40, në fshatin Kakoz, Njësia Administrative Lunxhëri, është gjetur i pajetë në banesë 55 – vjeçari me iniciale P.L.

Ndërsa babai i tij, 75 – vjeçari me iniciale A.L, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është transportuar drejt Spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione