Rreth 1000 rrënjë lëndë narkotike janë asgjësuar në fshatin Dukat-Fushë në Vlorës, ndërsa blutë e këtij qyteti kanë arrestuar dy persona, që akuzohen për kultivimin e tyre.

Në pranga ka ranë Lavdosh Hasko, 61 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë kanë gjetur të kultivuar në tokë rreth 800 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

I arrestuari i dytë është Niko Hasko, 67 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë, edhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi, policia kanë gjetur të kultivuara në tokë rreth 200 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva./tvklan.al