Policia e Poliçanit, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bëri të mundur zbulimin e 1360 rrënjëve bimë narkotike, kanabis sativa.

Bimët u gjetën të kultivuara në një parcelë pa pronar, në lagjen “Lakër”, të fshatit Çorogjafë, Njësi Administrative Tërpan.

Asgjësimi i lëndëve narkotike u bë me djegie ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve)./tvklan.al