Skrapar – Në vijim të operacionit antikanabis policia ka evidentuar dhe asgjësuar 1500 bimë narkotike.

Sipas policisë,  bima narkotike e llojit kanabis sativa u gjet dhe u asgjësuar në fshatin Sevran, Njësia Administrative Çepan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e strukturave të policisë, konkretisht tek vendi i quajtur “Përroi i Ormanit’’në pyll, në një sipërfaqe 20 x 25 m2, tokë shtet, u gjetën të mbjella 1211 rrënjë bimë kanabis sativa, me lartësinë 50 – 90 cm, si dhe në vendin e quajtur “Koroveshi’’, u gjet një sipërfaqe 15 x 30 m2, tokë shtet, të mbjella 235 rrënjë bimë kanabis sativa, me lartësinë 95 – 12.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  21 bimë, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vepra penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Tv Klan