KanabisRreth 150 forca të policisë së Shkodrës, të mbështetura nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA-s  ndodhen në një aksion antikanbis në zonën e Dukagjinit.

Nga të dhënat e deritanishme thuhet se janë zbuluar shumë parcela të mbjella me bimë narkotike, ndërkohë që vetëm gjatë paradites së sotme janë asgjesuar rreth 30 mijë bimë kanabis sativa.

Aksioni do të vazhdojë derisa të asgjesohen të gjitha parcelat e zbuluara në komunën Pult dhe në Shosh.

 

TV KLAN