133 kilogramë kanabis, 827 bimë të shkatërruara dhe 6 perosna të arrestuar është bilanci i tre aksioneve policore të zhvilluara në Krujë dhe Shkodër gjatë kësaj të mërkure.

Në operacionin e koduar “Qereka” në Krujë janë kapuar 43 kilogramë drogë si dhe janë arrestuar Agron Kurti, Pëllumb Boja, Lajdan Boja dhe Ferdinad Topi. Në banesën e këtij të fundit u gjetën dhe lëndë narkotike e cila do të shitej në Tiranë.

Policia e Shkodrës në fshatin Qeret të Njësisë admnistrative Tema gjatë kontrollit të territorit ka gjetur 92,5 kilogramë kanabis e cila ishte e futur në disa thasë dhe një bidon plastike.

Po në Shkodër në njësin admnistrative Shalë janë asgjësuar 827 bimë kanabis të cilat ishin mbjellë në 10 parcela. Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Lekaj, Nikoll Plepi pasi nuk ka njoftuar për parcelat e mbjella. Gjithashtu është prangosur Altin Celi dhe është shpallur në kërkim një tjetër person i cili dyshohet të jetë kultivuesi i drogës. /Tv Klan