Ka nisur mbrëmjen e sotme në ekranin e Televizionit Klan, emisioni më i ri, “Xing me Ermalin”.

Nën drejtimin e aktorit të humorit Ermal Mamaqi, mbrëmja e parë padyshim që do të jetë e mbushur me surpriza. Kjo u vu re në nisje, kur Mamaqi, me pretekstin për të bërë sa më shumë “bujë” e “për të marrë sa më shumë klikime”, kërkoi dikë që ta puthte në buzë.

Asnjë nga meshkujt e as femrat nga publiku nuk pranoi. Por sigurisht në ndihmë erdhi bashkëshortja e tij, Amarda Toska. Duke i uruar atij një sezon të mbarë në ekranin e Klan, ata u duartrokitën pafund nga publiku.

“Xing me Ermalin” nisi kështu rrugëtimin e tij që pa dyshim do të jetë tepër interesant. Mbrëmja e sotme, ashtu siç është bërë tashmë e ditur, do të ketë një të ftuar special. Ai është ish – Kryeministri Sali Berisha, ndaj mos u largoni nga ekrani i Televizionit Klan./tvklan.al