Aleksandër Vuçiç, presidenti i zgjedhur serb, ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës. Kryeministri në largim tha se në marrëveshjen e Brukselit ai vendosi që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe.

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, Vuçiç tha se ai asnjëherë nuk kishte marrë vendime të rëndësishme në lidhje me Kosovën.

“Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiç nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb dhe se asnjë polic shqiptar të mos verë këmbë në Veri të Kosovës”,

deklaroi Vuçic, gjatë një interviste në televizionin “Pink”.

Vuçic shtoi se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare./tvklan.al