Ndërsa janë bërë 6 vite nga nisja e luftës civile në Siri, pasi qindra-mijëra civilë kanë humbur jetën, presidenti sirian Bashar al-Assad tregoi gatishmëri për të negociuar çdo zgjidhje që do të propozohet gjatë bisedimeve të paqes që pritet të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit.

Ndërkohe që ende nuk ka një datë për nisjen e bisedimeve, Assad tha për gazetarët francezë se nuk është e qartë se kush do të përfaqësoje opozitën siriane gjatë bisedimeve. I pyetur nga gazetarët nëse është gati të negociojë edhe pozicionin e tij si president, Assad tha se është i gatshëm të bëjë çdo gjë që më parë kalon nga kushtetuta”.

Bashar al-Assad

Ç

do ndryshim kushtetues, apo kushtetut

ë e re, duhet t

ë kaloj

ë me referendum nga populli dhe

ësht

ë n

ë dor

ën e qytetar

ëve sirian

ë se k

ë zgjedhin si president

” I shqetësuar se cila do të jetë opozita siriane Assad pyet

:

“A do t

ë ket

ë nj

ë opozit

ë t

ë v

ërtet

ë?

Grupet rebele të cilat kanë operuar nën “Ushtria e lirë siriane” e njohur si opozita e vendit, kanë përjashtuar çdo mundësi të pjesëmarrjes në bisedimet e paqes në Astana.

Muajin e kaluar, Moska zyrtare tha se kishte rënë dakord me Assadin, Iranin dhe Turqinë për të nisur bisedimet e shumëpritura të paqes, pas humbjes më të madhe që pësuan grupet rebele në lindje të Aleppos./tvklan.al