Presidenti Bashar al – Assad deklaron se është gati që të mbajnë zgjedhje të reja presidenciale në Siri.

Në një intervistë për agjencinë e lajme ruse RIA, ai tha se është i gatshëm të mbajë zgjedhje, nëse populli sirian e dëshiron.

Më herët, në një tjetër intervistë, ai deklaroi se “forcat opozitare” mund të bëhen pjesë e qeverisë.

Assad tha për RIA –n se pret që qeveria e re të përbëhet nga “forca të pavarura, forcat opozitare dhe forcat besnike të shtetit”.

Pavarësisht deklaratave të Presidentit, forcat opozitare insistojnë se Assad duhet të largohet nga posti i tij.

Qeveria siriane nuk i njeh grupet rrebele dhe i referohet atyre me termin “terroristë”.

Pavarësisht se bombardimet ajrore të Rusisë, që nisën Shtatorin e shkuar, me kërkesë të Presidentit Assad, kishin si objektiv ISIS, raportohen se në fakt kanë goditur grupet opozitare në vend.

Rusia akuzohet gjithashtu se ka bombarduar zona të banuara duke vrarë civilë, numri i të cilëve nuk dihet.

Mbi 250 mijë persona janë vrarë që prej fillimit të luftës civile në Siri, në Mars të 2011 – ës, që shkaktoi krizën e refugjatëve dhe fuqizoi militantët e ISIS.

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë vazhdimisht se Presidenti sirian nuk ka vend në të ardhmen e vendit dhe ka bërë thirrje për tranzicion paqësor të qeverisë së re.

Opozita siriane ka pranuar një armëpushim të përkohshëm, ndërkohë që vijojnë bisedimet për paqe me forcat qeveritare në Gjenevë.

Të dhënat tregojnë se, gjatë 2015 – ës, qeveria siriane ka vrarë më shumë civilë sesa ISIS. /tvklan.al