Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange thotë se grupi i tij ka informacione të tjerë të pa publikuara rreth fushatës së kandidates demokrate Hillary Clinton.

Kemi më shumë materiale që lidhen me fushatën e Clinton”

, tha Assange për CNN.

Wikileaks publikoi vetëm pak kohë më parë emaile të hakuara nga Komiteti Kombëtar Demokratik.

Assange nuk ka pranuar të hedhë dritë për mënyrën sesi i ka shtënë në dorë këto email –e Wikileaks. FBI dhe Departamenti i Drejtësisë po hetojnë nëse ka patur një hack të mundshëm në kompjuterit të Clinton.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë se fshihet pas këtij sulmi kibernetil, me qëllim dëmtimin e fushatës së Clinton./tvklan.al