Një asteroid i quajtur “2017 YZ4” do të kalojë midis Tokës dhe Hënës ditën e sotme në një distancë prej më shumë se 224 mijë kilometra.

Sipas shkencëtarëve, kalimi i këtij asteroidi pranë Tokës konsiderohet shumë i afërt, duke pasur parasysh se Hëna ka një distancë me planetin tonë rreth 383 mijë kilometra.

NASA po monitoron dhe duke mbajtur vazhdimisht nën vëzhgim trajektoren e trupit qiellor. Asteroidi konsiderohet i vogël, me një diametër 7-15 metra.

Edhe pse i vogël, nëse ai përplaset në Tokë shkakton pasoja të rënda. Një zëdhënës i NASA tha se që prej 24 Dhjetorit janë identifikuar në hapësirë 17.495 objekte pranë planetit tonë, nga të cilat 17.389 janë asteroide.

“Këtë vit kemi zbuluar 1985 asteroide të reja afër Tokës. Në vitin 2016 zbuluam 1888 dhe 1571 në vitin 2015”

, tha ai.

/tvklan.al