Vlorë/Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah). Të plagosurit janë  M.Sh., 20 vjeç,  Zh.Sh, 24 vjeç, dhe- F.K., 18 vjeç, të tre banues në qytetin e Vlorës. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet së ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

Dyshohet se autori i dyshuar në lidhje me këtë ngjarje është 31-vjeçari me inicialet  E.A.

Policia po punon intensivisht për kapjen e tij./tvklan.al