2 persona u vranë dhe një vajzë 14 – vjeçare mbeti e plagosur rëndë, pas një atentati mafioz në qytetin e Marsejës, në jug të Francës.

Dy viktimat u qëlluan në një parkim makinash në orët e para të mëngjesit te së shtunës.

Mediat franceze shkruajnë se adoleshentja e plagosur rëndë, ishte një kalimtare e rastit.

Marseja është një nga qytetet ku atentatet mafioze dhe niveli i krimit është në nivelet më të larta në Francë.

Tv Klan